Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Identifikohet një lloj i ri i çrregullimit mendor

NULL NULL
01.05.2019 18:00

Miliona njerëz të moshuar kanë një formë të çrregullimit mendor që është keqdiagnostifikuar si sëmundja e Alzheimerit, sipas studiuesve.

Një ekspert e quajti atë zbulimin më të rëndësishëm të çrregullimeve mendore në vite.

Gjendja, encefalopati TDP-43 limbic-dominante e lidhur me moshën, ka simptoma të ngjashme me Alzheimer, por kjo është një sëmundje e dallueshme, raporton gazeta Brain.

Kjo mund të shpjegojë pjesërisht se pse gjetja e një kure për çrregullimin mendor ka dështuar deri më tani.

Ka shumë lloje të ndryshme të çrregulimeve dhe Alzheimer është thënë të jetë më e zakonshmja dhe më e analizuara.

Ky çrregullim duket se ndikon tek njerëzit mbi 80 vjeç – sipas të gjeturave nda analizat e mijëra rezultateve post-mortem.

Ndryshe nga Alzheimer, ajo tenton të shkaktojë një rënie graduale në kujtesë, besojnë hulumtuesit.

lajme të ngjashme