Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit NULL NULL 11.03.2025 16:01 11.03.2025 16:01 Gërmime në Kishnicë për varrezë masive. Foto: Arkiv Janë identifikuar kufomat e shtatë personave nga Klina, të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë. Viktimat u ekzekutuan gjatë Masakrës së Kralanit, një nga krimet më të rënda të kryera nga forcat serbe. Mbetjet mortore u gjetën në fshatin Bishtazhin të Gjakovës. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur. Kushtrim Gara deklaroi se procesi i identifikimit u bë përmes analizave të ADN-së, ndërsa familjarët janë njoftuar për gjetjen e tyre. “Pritet që institucionet përkatëse të organizojnë ceremoninë e rivarrimit për të rënët, ndërsa ky rast rikthen edhe një herë në vëmendje dhimbjen e mijëra familjeve që ende presin drejtësi dhe fatin e të afërmve të tyre të zhdukur”, deklaroi Gara për Klankosova.tv Institucionet e Kosovës vazhdojnë të bëjnë thirrje për zbardhjen e plotë të krimeve të luftës dhe përgjegjësinë e Serbisë për zhdukjen me dhunë të mijëra shqiptarëve.