Ideja e burrit e bëri të dukej më e re NULL NULL 10.08.2015 13:50 10.08.2015 13:50 ‘’Flokët e mi gjithmonë kanë qenë në formën më të mirë të mundshme në të gjitha aspektet, por disi më bënin të dukesha më e vjetër, dhe kështu vendosa të ndryshoj stilin’’, tha një zonjë 50 vjecare. Kështu ajo plot 20 vite, ndeshej me bukurinë e saj, të cilës tashmë i duket jo edhe aq mbreslënëse kur shikon vetën e saj në pasqyrë. Simonetta Wenkert, ka vendosur dicka që rrallë kush e bënë, ajo la flokët e saj të dalin ashtu të thinjura duke mos i ngjyrosur dot më. Jo sepse ishte alergjike ndaj ngjyrave të flokëve por thjeshtë burri i saj kishte kërkuar që ajo të qëndronte në një stil të tillë. Por pasi kjo zonjë 50 vjecare vendosi dicka të tillë ajo pyeste vetën se pse kishte lënë këtë mënyrë për kaq kohë të gjatë, duke mos e bërë më parë, ngase Wenkert, lëre që duket më bukur, ajo ka fituar bindjen se duket edhe më re se sa vjetët që ka në brendësi. Megjithatë ajo nuk është e vetmja që mendon dicka të tillë, për pamjen e saj rinore me flokë të thinjura tani flisnin të gjithë fqinjët dhe të afërmit e saj, përcjellë Klan Kosova. Prandaj zonja Simonett, tha se kam vërtetuar dicka që askush më parë nuk më kishte treguar, ‘’Flokët e thinjura, tregojnë thjeshtësinë rinore, dhe jo pleqërinë’’, e patjetër 50 vjeçarja u tregua mirënjohëse ndaj bashkëshortit ngase sipas saj ideja ishte e tij.