Ide si t’i rregulloni dhomat e fëmijëve që kanë hapësirë të vogël NULL NULL 17.05.2018 00:01 17.05.2018 00:01 Për një fëmijë, dhoma e tyre e gjumit është i gjithë universi. Mund të jetë një kështjellë, një anije kozmike ose një vend si në përralla. Ndonjëherë, megjithatë, është e vështirë t’i përshtatni të gjitha këto gjëra në botën e tyre të vogël – imagjinata e tyre shpesh shkon përtej kufijve të një dhome të vogël! Për më tepër, çka nëse vogëlushi/vogëlushja juaj papritmas dëshiron të riorganizojë dhomën dhe ta kthejë atë në një pistë garimi ose dhomë princeshash, si një prej tekeve të shumta të fëmijërisë? Për të ndihmuar prindërit të gjejnë mënyra se si të shfrytëzojnë hapësirën, më poshtë gjeni një listë të këshillave se si ta dekoroni dhomën e fëmijëve tuaj kur ajo nuk ka shumë hapësirë, transmeton Klan Kosova. Praktikoni këto këshilla dhe ne jemi të sigurtë që ju do të jeni në gjendje të shfrytëzoni maksimalisht hapësirën e dhomës dhe ta bëni fëmijën tuaj të lumtur! Përdorni qoshet e dhomës në mënyrë kreative TRE NË NJË: Shtrat, rafte për libra dhe hapësira për punë Tabela ku mund të vizatojnë fëmijët është zgjedhja e duhur për ta zhvilluar kreativitetin e të vegjëlve tuaj. Përdorni kutitë që t’i ruani lodrat e pafundme të fëmijëve tuaj Shportat nga plastika apo edhe skateboard-at e vjetër janë një tjetër ide. “Xhepat” e murit mund t’i përdorni për t’i ruajtur lodrat dhe gjësendet tjera. Madje mund të krijoni edhe xhepa për shtratin tuaj. Apo edhe në tavolinën tuaj. Kështu mund t’i ruani këpucët tuaja Ide si t’i ruani librat Aplikojeni strategjinë “Tetris” për garderobën e fëmijëve tuaj Dollapi i rrobave jo domosdoshmërisht duhet të jetë vertikal. Kutitë e plastikës janë shumë efektive për ruajtjen e gjësendëve. Shfrytëzoni dyshemenë si hapësirë për lojë. Kur nuk keni shumë hapësirë, kështu mund t’i vendosni disa shtretër në një dhomë. IDE BONUS: Panel metalik që është shumë efektiv :