Ibrahimoviq: Ronaldo “fenomeni” është më i miri NULL NULL 02.12.2021 12:27 02.12.2021 12:27 Zlatan Ibrahimovic thotë se as Lionel Messi e as Cristiano Ronaldo, por Ronaldo Nazario është lojtari më i mirë në histori. Ibrahimoviq, ka këmbëngulur se legjenda brazilian Ronaldo Nazario është futbollisti më i mirë në historinë e futbollit dhe se Lionel Messi është më i mirë se Cristiano Ronaldo. Messi dhe Ronaldo e kanë mbizotëruar dukshëm futbollin modern në 15 vitet e fundit, duke shënuar gola të panumërt dhe duke fituar gjithçka që mund të fitohet. Messi e fitoi “Topin e Artë” për herë të shtatë rekorde të hënën, pas një viti tjetër të suksesshëm, derisa Ronaldo i ka pesë, që nënkupton se argjentinasi është tani i pakapshëm. Megjithatë, Ibra-Kadabra beson se Messi është më i mirë se Ronaldo, ai nuk mendon se argjentinasi është më i miri në histori. Kur iu kërkua të zgjidhte mes Messit dhe Ronaldos, 40-vjeçari: “Të dy janë shumë të fortë. Unë them Messi edhe për faktin se kemi luajtur bashkë”. I pyetur se kush është më i miri në histori, Ibrahimovici pa ngurruar e zgjodhi Ronaldon, ish-sulmuesin e Interit dhe Real Madridit. “Ronaldo ‘Fenomeni’. Si fëmijë e imitoja atë”, theksoi Ibra. Gjatë karrierës së tij të shkëlqyer, Ronaldo e fitoi dy herë Kupën e Botës me Brazilin, si dhe dy herë Topin e Artë. Ai i shënoi 414 gola në një karrierë të frenuar dukshëm nga lëndimet e rënda në gju. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 01/07/2025