Ibrahimoviq: Nuk besoj në Zot, ku ishte ai kur vëllai im vdiq nga leukemia? NULL NULL 08.08.2024 09:06 08.08.2024 09:06 Zlatan Ibrahimoviq, legjenda e Milanit, së fundmi ka folur për fenë, dhe zbuloi se nuk është besimtar. Në një intervistë për “The Athletic”, ai tha se nuk i beson Zotit pasi “ai nuk ishte aty kur i vdiq vëllai” dhe se beson vetëm në respekt. “Unë gjykoj veten. Unë nuk besoj në Zot. Kur vëllai im vdiq nga leukemia, ku ishte ai. Ti i lutesh atij çdo ditë, e falënderon çdo ditë, por ku është ai në momente të tilla. Në botën time unë jam Zoti im”, tha ai ndër të tjera, njofton Klankosova.tv.