Ibra e Motta qëndrojnë në Paris NULL NULL 06/08/2015 06/08/2015 Suedezi ka qenë i lidhur me një rikthim tek Milan, ndërsa italiani spekulohej se mund t’i bashkohet Atletico Madridit, por pronari i Parc des Princes thotë se asnjëri nuk do të largohet. Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi ka thënë se edhe Zlatan Ibrahimoviq dhe Thiago Motta do të qëndrojnë në Paris. Dyshja ka qenë e lidhur me rikthim tek skuadrat ku luanin më herët, Ibra tek Milan e Motta tek Atletico Madrid. Por, Al-Khelaifi thotë se nuk do të ketë largime të këtij niveli nga Parc des Princes. “Thiago Motta ka një vit të mbetur në kontratë: ai qëndron”. “Ibra poashtu ka një vit të mbetur. Edhe ai do të qëndrojë”. “Duam të fitojmë Champions League dhe bashkë me të tjerët që qëndrojnë, Di Maria, të cilin e transferuam do të jetë ndihmë e madhe”.
Kosova Nikaj: Kurti këndej ha shtalba, këndej flet për luftë, por me rrymën nuk merret (VIDEO) 15/08/2022