Ia vjedhin rimorkion në oborr të shtëpisë, policia kap hajnin NULL NULL 13.11.2022 10:38 13.11.2022 10:38 Të shtunën, në Istog, është vjedhur një rimorkio në një oborr të një shtëpie. Sipas policisë, hajni është kapur dhe është dërguar në mbajtje. “Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në oborrin e tij i është vjedhur një rimorkio për automjet. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. /Klankosova.tv/