Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

I vetëm në Duomo të Milanos, Andrea Bocelli vjen me koncertin për shpresë (VIDEO)

NULL NULL
09.04.2020 09:18

Koncerti i kësaj të diele i tenorit të njohur Andrea Bocelli, do të jetë diçka që nuk harrohet shpejt.

I vetëm në Duomon madhështor të Milanos, i shoqëruar vetëm nga organo e mjeshtrit Emanuele Vianelli, 61 vjeçari italian do të performojë live disa nga ariet më të njohura të të gjitha kohërave, si “Ave Maria” e Shubert, “Sancta Maria”, si dhe këngë të tjera që padyshim do të kumbojnë në mënyrë të paprecedent dhe domethënëse në kishën e boshatisur nga masat shtrënguese ndaj pandemisë të koronavirusit.

Koncerti i Bocellit do të mund të ndiqet falas në kanalin e tij në Youtube, dhe dëshmon afërsinë e këngëtarit lirik që ka shitur më shumë se 90 milionë disqe në karrierë me vendin e tij, të goditur rëndë nga koronavirusi.

Andrea Bocelli: Music For Hope - Live From Duomo di Milano - YouTube

Kryebashkiaku i Milanos Giuseppe Sala ka përshëndetur gjestin e Bocellit.

“Këto Pashkë do të jenë ndryshe nga çdo vit, dhe lumturia e dikurshme është zëvendësuar nga mërzia për pandeminë që po përjetojmë. Por jam i sigurt që zëri i jashtëzakonshëm i Bocellit do të jetë përqafimi që na ka munguar në këto ditë, një përqafim që mund të ngrohë Milanon, Italinë dhe botën”, shkruan A2, transmeton Klan Kosova.

Tenori bashkërisht me koncertin do të dhurojë edhe 140 mijë dollarë për spitalet në vendlindje, si dhe do të marrë pjesë në koncertin “One World: Together at Home” që do të zhvillohet në 18 prill, me këngëtarë si Elton John dhe Lady Gaga.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.