Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

I tha se iu vodh drogë nga vetura, i dyshuari i kërkon punëtorit të autolarjes 5000 euro

NULL NULL
12.07.2025 08:48
Foto ilustruese
Foto ilustruese

Një burrë është arrestuar në fshatin Shupkofc të Mitrovicës së Jugut, pasi dyshohet se një punëtori të autolarjes i kërkoi 5 mijë euro, nën pretekstin se nga vetura e tij u vodh drogë me vlerën e cekur.

Sipas policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte kërkuar 5000€ nga punëtori i autolarjes, nën pretekstin që nga vetura e të dyshuarit është vjedhur një sasi e drogës me vlerën e cekur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

lajme të ngjashme