I sharë shumë, por statistikat janë në favor të Southgatet NULL NULL 10.07.2024 17:41 10.07.2024 17:41 Gareth Southgate Gareth Southgate është që tetë vjet në stolin e Anglisë, por vijon të jetë i kritikuar në masë të madhe. Sidoqoftë, statistikat tregojnë që Anglia ka shënuar një progres të lartë që kur ai është emëruar trajner i kësaj kombëtareje. Nga viti 1996 deri te ai 2018, Anglia nuk e kishte arritur gjysmëfinalen në ndonjë Botëror apo Evropian. Ndërkaq, që nga ai vit, Southgate i ka çuar tri herë në gjysmëfinale, një herë në Botëror dhe dy herë në Evropian (madje e kishte dërguar në finale të EURO 2024, dhe sonte mund ta kthejë në finale të EURO-s në rast të fitores ndaj Holandës).