I riu shqiptar humb jetën tragjikisht në Greqi NULL NULL 05.05.2025 08:34 05.05.2025 08:34 Foto ilustruese Një 21-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas një aksidenti tragjik në Polikarpi të Almopisë, në Pella. Sipas raportimeve të aridaianews.gr., automjeti i drejtuar nga 21-vjeçari ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar jashtë saj, transmeton Klankosova.tv. Një tjetër shofer, që udhëtonte në të njëjtën rrugë, ka njoftuar menjëherë ndihëm e shpejtë, e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe ka gjetur 21-vjeçarin pa ndjenja. Ai është transportuar menjëherë në spital, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë plagëve.