Tragjike në Skoci: 16-vjeçari vdes në ujëvarën Bracklinn Falls NULL NULL 29.05.2026 17:01 29.05.2026 17:01 Foto Ilustrim të ujëvares Bracklinn Falls, në Stirlingshire të Skocisë Një adoleshent në Skoci ka vdekur në ujëvarën Bracklinn Falls, në Stirlingshire të Skocisë. Sipas autoriteteve skoceze, policia u njoftua rreth orës 18:45 të së enjtes për një person që ndodhej në vështirësi në zonën e ujëvarës, tranmseton Klankosova.tv. Sipas mediave angleze, pas ndërhyrjes së shërbimeve emergjente, adoleshenti u gjet pa shenja jete, ndërsa ekipet mjekësore konstatuan vdekjen në vendngjarje. BREAKING: Boy, 16, becomes 12th person to die in water-related incident amid heatwavehttps://t.co/PAiZ4D1jU3 📺 Sky 501, Virgin 602, Freeview 233, and YouTube pic.twitter.com/rw0pYdP5LU — Sky News (@SkyNews) May 29, 2026 Një zëdhënës i Policisë së Skocisë deklaroi se rasti nuk po trajtohet si i dyshimtë, ndërsa dosja do t’i referohet prokurorit fiskal për procedurat e mëtejshme ligjore. Ujëvarat Bracklinn Falls ndodhen brenda parkut kombëtar Loch Lomond and The Trossachs National Park, një nga zonat më të frekuentuara turistike në Skoci, veçanërisht gjatë periudhave me temperatura të larta. Ngjarja tragjike është vetëm një nga disa incidentet fatale të regjistruara ditët e fundit në Britaninë e Madhe, teksa vala e të nxehtit ka shtyrë mijëra qytetarë të kërkojnë freski pranë lumenjve, liqeneve dhe zonave të tjera ujore. Sipas raportimeve, viktima të tjera janë regjistruar në zona të ndryshme si South Yorkshire, West Yorkshire, Cornwall, Hampshire, Warwickshire, Cheshire, Pembrokeshire, Lincolnshire dhe Lancashire. Autoritetet britanike kanë bërë apel për kujdes të shtuar pranë ujërave, duke paralajmëruar se temperaturat e larta dhe kushtet e rrezikshme mund të çojnë në aksidente tragjike, veçanërisht te të rinjtë dhe personat që frekuentojnë zona të pambikëqyrura.