Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

I pyetur nga fëmijët se a i pëlqen më shumë Reali apo Barça, kështu përgjigjet Rrahmani

NULL NULL
22.06.2025 22:40

Kapiteni i Kosovës dhe një nga lojtarët kryesor te Napoli, Amir Rrahmani, u përball me pyetje nga fëmijët që ishin prezent gjatë intervistës së tij në “Sports Show” në Klan Kosova.

I pyetur se a i pëlqen më shumë Barcelona apo Real Madridi, Rrahmani tha se është klubi blaugrana ai që i pëlqen më tepër, teksa shtoi se motivin për suksese e ka arritur vet gjatë kohës.

“Motivimin e kam arritur vet gjatë kohës, ka filluar të më pëlqej futbolli. Pak a shumë më ka motivuar prej kohës kur e kam ndjekur Arsenalin. E kam pasur Henry si lojtar të preferuar. Ai më ka shty që të më pëlqejë futbolli dhe Arsenali”, tha Rrahmani, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ai u pyet edhe nëse para çdo ndeshjeje kanë emocione, gjë për të cilën u shpreh se dhe përpara një miqësoreje ndaj një kundërshtari të dobët, emocione janë prezente, por shtoi se në gjashtë ndeshjet e fundit në Serie A, stresi ishte i jashtëzakonshëm.

“Kemi gjithmonë emocione para ndeshjes. Edhe miqësore me një kundërshtar të dobët ke gjithmonë emocione dhe është më mirë të kesh emocione sepse përgatitesh më mirë psiqikisht”.

Si “kjo ndeshja e fundit kanë qenë gjashtë ndeshjet e fundit, ishin të gjitha ‘finale’. Ishte shumë e vështirë ta përballosh atë stres që u krijua rreth klubit nga tifozët, njerëzit, gazetarët dhe shumica e njerëzve që e ndjekin futbollin, por e kemi kaluar me sukses”.

“Në fund të ditës kemi arritur që ta çojmë kupën, pasi të arrish të fitosh me Napolin është si shumë kupa që t’i fitojë një ekip tjetër i veriut, siç janë Juventusi, Interi, Milani. Vlen shumë më shumë sesa të fitojnë ato të tjerat ekipe, pasi dihet që Juventusi i ka 37 tituj, kurse sivjet ne i kemi bërë katër në histori”, tha ai.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.