I plagosuri në Istog dërgohet në QKUK, Policia jep detaje NULL NULL 21.05.2026 17:29 21.05.2026 17:29 Tre persona janë lënduar si pasojë e një përleshjeje që ka ndodhur sot rreth orës 14:40 në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Istog, afër Stacionit të Autobusëve. Lidhur me rastin, detaje për Klankosova.tv ka dhënë Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës. Ai tha se njëri nga të lënduarit dyshohet se plagët i ka marrë nga mjeti i mprehtë dhe si rezultat i lëndimeve më serioze është nisur për në QKUK. “Në rrugën ‘Lidhja e Prizrenit’ në Istog afër Stacionit të Autobusëve, rreth orës 14:40 janë përleshur disa persona dhe janë përdorur mjetë të mprehta. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes. 3 persona janë të lënduar, një është më rëndë dhe dyshimet janë se është i lënduar prej mjetit të mprehtë. Policia ka gjetur disa dëshmi”, deklaroi Gashi. Deri më tani nuk ka asnjë person të dyshuar i cili është arrestuar. Prokuroria ndërkaq për Klankosova.tv tha se dyshohet që të përfshirët në këtë rast janë të mitur. Vrasje në tentativë në Istog, i mituri në gjendje kritike