I përloturi Gene Simmons i thur lavde Chuck Berryt NULL NULL 10.04.2017 15:29 10.04.2017 15:29 WEST HOLLYWOOD, CA - AUGUST 21: Musician Gene Simmons of KISS appears at a press conference for their new book "KISS Monster Book" at the Viper Room on August 21, 2012 in West Hollywood, California. (Photo by Kevin Winter/Getty Images) Kitaristi i bendit KISS, Gene Simmons, në ceremoninë Rock & Roll Hall of Fame për këtë vit, nderoi të ndjerin Chuck Berry me një fjalim të prekshëm. I përlotur, Simmons tha se edhe pse kurrë nuk e kishte dëgjuar Chuck Berryn të flasë në tekstet, muzikën dhe intervistën e tij për të drejtat civile për të cilat luftonte Martin Luther King, ai theu barriera për t’cilat askush nuk dyshonte. Simmons tha se Berry ua ndryshoi jetën shumë djemve dhe vajzave të vegjël e të bardhë, më shumë se politikanët, vetëm duke i bërë të kërcejnë. Në fjalimin e tij ai shtoi se aktet e mëdha dhe revolucionare të muzikës si The Beatles, Rolling Stones dhe Jimi Hendrix nuk do të ekzistonin po të mos ishte Chuck Berry. Madje tha se pa Chuck Berryn, as ai nuk do të ishte aty. Sipas Simmons, i gjithë rokenrolli kishte filluar nga një djalë që dëshironte t’i bënte njerëzit që të ndjehen mirë, e ai djalë ishte i ndjeri Chuck Berry. https://www.youtube.com/watch?v=KxMtA3oOLy0