Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

I ofroi 10 euro ryshfet zyrtarit policor, arrestohet i dyshuari në pikën kufitare në Vërmicë

NULL NULL
17.05.2025 08:38

Një burrë është arrestuar gjatë pasdites të së premtes në pikën kufitare në Vërmicë.

Sipas policisë, i dyshuari i ofroi një zyrtari policor 10 euro ryshfet, gjë për të cilën edhe u arrestua, transmeton Klankosova.tv.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti i ka ofruar 10 euro zyrtarit policor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

lajme të ngjashme