I nënshtrohet kirurgjisë plastike pasi keqtrajtohet nga shokët e klasës NULL NULL 03.10.2015 18:00 03.10.2015 18:00 Një 6-vjeçar iu nënshtrua kirurgjisë plastike, pasi ai tha se ishte keqtrajtuar nga shokët e klasës, të cilët e quajtën atë “Elf”, ngase veshët e tij ishin shumë të mëdhënj. Gage Berger tha për Inside Edition se ai nuk shkonte në shkollë për shkak të ngacmimeve të fëmijëve të cilët i bënin në lidhje me veshët e tij, transmeton Klan Kosova. “Unë thjesht nuk dua të bëjnë shaka me mua”, tha Gage. Prindërit e tij, Tim dhe Kallie kishin frikë se ngacmimet e shokëve mund ta demtojnë atë, kështu që ata kërkuan për një kirurg plastik, i cili zvogëlon veshët e tij. Operacioni kishte kaluar me sukses, dhe dy ditë më vonë, Gage kishte vesh të vegjël. Kur Gage i pa ata, ai ishte tejet i emocionuar.