Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

I mituri ther me thikë bashkëmoshatarët në Podujevë, dërgohen në QKUK

NULL NULL
19.11.2025 09:58

Një i mitur është arrestuar pasditen e djeshme në Podujevë pasi që i njëjti kishte therur me thikë dy bashkëmoshatarë të tij.

Si pasojë e sulmit, dy viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe ndihmën e parë e kanë marrë në emergjencën e qytetit pastaj janë dërguar edhe në QKUK.

Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar thikën e cila dyshohet se ishte përdorë në rast.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, njoftoi policia në raport, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme