Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

I la për Barcelonën, tifozët e rivalit lokal e quajnë tradhtar Garcian

NULL NULL
04.06.2025 19:04

Tifozët e Espanyolit kanë filluar ta sulmojnë ish-portierin e tyre, Joan Garcian.

Shumë grafite fyese e akuzuese janë shfaqur nëpër mure dhe tabela trafiku në qytetin e tij të lindjes, Sallent, Barcelona, ku ai po qëndron aktualisht.

“Joan Garcia TRADHTAR”, thotë njëi prej grafiteve për gardianin i cili i la për Barcelonën.

Dihet që gjiganti katalunas dhe Espanyoli janë rivalë të zjarrtë lokalë, dhe kalimi i tij tek ta nuk iu shkon fare për shtati Bardh e Kaltërve.

lajme të ngjashme