I jepet lamtumira e fundit nënës së tenorit Ramë Lahaj NULL NULL 08.08.2021 18:01 08.08.2021 18:01 Gjatë ditës së sotme i është dhënë lamtumira e fundit nënës së tenorit të famshëm Ramë Lahaj. Varrimi i të ndjerës është bërë në varrezat e fshatit Lubozhdë të komunës së Istogut, njofton Klankosova.tv Edhe vetë tenori Lamaj ka njoftuar sot për ceremoninë e varrimit. Lajmin për vdekjen e nënës së tij ai e kishte marrë dy orë para koncertit të tij që do mbahej në sheshin Skënderbeu në Prishtinë i cili quhej “Rame and Friends”. Lahaj edhe pasi marrjes së lajmit të hidhur performoi në Prishtinë, por vetëm 1/3 e performancës së planifikuar. Fotografitë janë marrë nga Istogu Channel.