I dyshuari për vrasjen në Gjakovë është i njohur për Policinë e Kosovës NULL NULL 16.03.2026 12:42 16.03.2026 12:42 Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka mbajtur një konferencë për media, ku ka dhënë detaje lidhur me vrasjen që ndodhi sot në “Çarshinë e Vjetër”. Ai bëri të ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja dhe armë e ftohtë. “Në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja të armës së zjarrit, poashtu është gjetur edhe një armë e ftohtë”, tha ai. Elezaj gjithashtu bëri të ditur se i dyshuari për vrasjen në Gjakovë është i njohur Policinë. “Dorasi për Policinë, për Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë është i njohur, do të thotë ne e njohim”, u shpreh ai./Klankosova.tv