I digjen flokët derisa po shuante qirinjtë e tortës për ditëlindje (VIDEO) NULL NULL 21.12.2021 05:58 21.12.2021 05:58 Festa e ditëlindjes zakonisht është moment që duhet mbajtur mend, por nuk ishte njësoj për një amerikane e cila dogji flokët teksa po shuante qirinjët në tortën e ditëlindjes. Ana Oosterhouse njëherësh nënë e gjashtë fëmijëve kishte organizuar një festë të përbashkët me djalin e saj shtatëvjeçar Hunter në Ogden, Utah kur ndodhi incidenti, shkruan Dailymail, transmeton Klankosova.tv. Derisa u përkul për të shuar qirinjtë në tortën e ditëlindjes, një fije floku mori flakë, pastaj zjarri u përhap me shpejtësi në anën e djathtë të kokës së saj. Ajo nuk pësoi dëmtime të rënda, por se iu dogjën flokët, qerpikët dhe vetullat; gjithashtu kishte djegie në fytyrë.