I deponoi në bankë mbi 620 euro të falsifikuara, policia ia sekuestroi NULL NULL 22.03.2025 08:53 22.03.2025 08:53 Tërheqje e parave nga një bankomat në Prishtinë, 1 tetor, 2024. Foto: Klankosova.tv Një person në një bankë në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë ka deponuar 625 euro e 50 cent të falsifikuara, të premten. Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se për rastin ishte ankuar një zyrtar i bankës. Më pas, parat janë sekuestruar dhe rasti është duke u hetuar. /Klankosova.tv