I dënuar me burgim nga autoritetet italiane, kapet nga policia në Shqipëri NULL NULL 06.06.2025 14:05 06.06.2025 14:05 Policia e Shtetit në Shqipëri njofton se në PKK Hani i Hotit ka kapur në dalje dhe ka arrestuar me qëllim ekstradimin 42-vjeçarin Vuksan Gjoni (Guri) nga Shkodra. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Milanos e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim për veprën penale “Plagosja”, parashikuar nga Kodi Penal italian. Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për ekstradimin e 42-vjeçarit në Itali, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit në Facebook.