I dehuri shkakton aksident në Drenas, lëndohet një grua NULL NULL 10.06.2025 08:33 10.06.2025 08:33 Një person është arrestuar në Drenas pasi që i njëjti duke drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit ka shkaktuar aksident duke goditur një veturë tjetër e cila drejtohej nga një grua. Policia bën të ditur se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, raporton Klankosova.tv.