I caktohet masa e ndalimit të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë në Gjakovë NULL NULL 26.06.2023 11:01 26.06.2023 11:01 Policia Policia ka bërë të ditur se është arrestuar i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Gjakovë. Në njoftimin e tyre bëhet e ditur se atij i është caktuar edhe masa e ndalimit policor, përcjell Klankosova.tv. “Me vendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion. Rasti është në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. Arrestohet i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Gjakovë