Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

I burgosur në Serbi, kërkohen dëshmi se Osman Selmani ishte refugjat gjatë luftës

NULL NULL
17.07.2026 11:30

Shtetasi kosovar, 74-vjeçari Osman Selmani, i cili ishte arrestuar më 1 korrik të këtij viti nga autoritetet serbe në pikën kufitare Mutivodë, kishte qenë duke u kthyer nga Medvegja në Prishtinë.

Miq të Osmanit kanë bërë apel për ndihmë teksa potencojnë se akuzat ndaj Selmanit për krime lufte janë të pabazuara pasi “gjatë periudhës prill–qershor 1999, kur pretendohet se kanë ndodhur ngjarjet për të cilat akuzohet, ai ishte refugjat në Kampin e Refugjatëve në Çegran të Gostivarit”.

“Sipas të gjitha informacioneve që disponojmë, gjatë periudhës prill–qershor 1999, kur pretendohet se kanë ndodhur ngjarjet për të cilat akuzohet, Osman Selmani ishte refugjat në Kampin e Refugjatëve në Çegran Gostivar”, shkruan Nebi Hoxha në apelin e tij të publikuar në Facebook.

Kujtojmë se Gjykata e Lartë në Serbi i ka caktuar Selmanit masën e paraburgimit prej 30 ditësh, pasi ai u arrestua më 1 korrik në pikëkalimin kufitar të Mutivodës, nën dyshimet për kryerje të krimeve të luftës.

U nis prej Medvegjës për Prishtinë, si u ndalua kosovari Osman Selmani në kufi?

Koci për Osman Selmanin: Është 74 vjeç, s’ka lidhje me akuzat që i ngarkohen në Serbi

lajme të ngjashme