Djali refuzohet nga “Banka e Babait” NULL NULL 15.01.2016 11:02 15.01.2016 11:02 Pasi djali i tij gjashtë vjeçar kërkoi një paradhënie prej 20 dollarësh të parave te xhepit (për shkak të lodrave), ai pranoi një përgjigje zyrtare nga “Banka e Babait” (Bank of Dad), duke ia refuzuar aplikacionin për “kredi” për shkak të ‘fondeve të pamjaftueshme dhe të historisë së tij e të mos bërit detyra”. Letra zyrtare e refuzimit është shpërndarë nga përdorusei i Imgur, sonan303, me sqarimin: “Djali ynë tre vjeçar kërkoi nga “Dad” një paradhënie për lodra. “Me keqardhje ju njoftojmë se kësaj radhe e kemi të pamundur për t’ju siguruar kredinë në shumën e kërkuar prej 20 dollarësh. Pas rishikimit të llogarisë suaj, kemi gjetur se ju nuk keni fonde të mjaftueshme dhe një hitori të mos kryerjes së detyrave përkatëse”, shkruhej mes tjerash në letër. Sidoqoftë, aty po ashtu sqarohej se nëse fëmija dëshiron ta kontestojë vendimin, ai është i mirëpritur ta shprehë atë në departamentin e ankesave, më konkretisht tek e ëma, transmeton Klan Kosova. Sigurisht se nuk ka asgjë që mund t’i ndalojë fëmijët t’i ndërrojnë bankat. Kemi dëgjuar se “Banka e Gjyshes” është mjaft e mirë për kredi.