Hyn në fuqi ligji i ri për krimet e urrejtjes në Skoci, J.K. Rowling “pret të arrestohet” NULL NULL 02.04.2024 23:30 02.04.2024 23:30 Autorja e serisë së librave “Harry Potter”, J.K. Rowling, ka thënë që le ta arrestojë policia pasi që ka shfaqur kundërshtitë ndaj legjislacionit të ri mbi krimet e urrejtjes që ka hyrë në fuqi në Skoci. Ligjet e reja u futën në fuqi më 1 prill, duke e cilësuar si krim “nxitjen e urrejtjes” në bazë të moshës, fesë, orientimit seksual, identitetit trasgjinor ose ndërgjinor. Një person kryen shkelje nëse komunikon material apo sillet në një mënyrë që një “person i arsyeshëm do ta konsideronte si kërcënuese apo abuzive”. “Për momentin ndodhem jashtë vendit, por çfarë nëse ajo që e kam shkruar cilësohet si shkelje nën termet e aktit të ri, atëherë pres që të arrestohem kur të kthehem në vendlindjen e Iluminizmit skocez’, ka shkruar ajo. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.