Humbja pas Aston Villas, Xhaka: Futbolli ndonjëherë të dhemb NULL NULL 20.04.2026 11:56 20.04.2026 11:56 Skuadra e Sunderland ka pësuar një humbje me rezultat 4:3 ndaj Aston Villa në kuadër të javës së 33-të në Premier League. Pas përfundimit të takimit, kapiteni i “Maceve të Zeza”, Granit Xhaka, ka reaguar përmes rrjeteve sociale lidhur me këtë humbje të hidhur, transmeton Klankosova.tv. “Futbolli… ndonjëherë të jep emocione të bukura, ndonjëherë të lëndon. Jam i kënaqur me karakterin që treguam në fushë. Duhet të vazhdojmë të qëndrojmë positive”, ka shkruar Xhaka. Pas kësaj humbjeje, Sunderlandi renditet në pozitën e 11-të në tabelë ku kanë arritur t’Ii grumbullojnë 46 pikë.