Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Humb jetën pasi rrokulliset me veturë

NULL NULL
30.05.2016 10:51

Një person ka humbur jetën pas një aksidenti që ka ndodhur dje në fshatin Llapna Sellë të Graçanicës.

Policia njofton se aksidenti ka ndodhur kur një mashkull serb gjersa ishte duke lëvizur me veturën e tij ka humbur kontrollin mbi automjetin duke dalur jashtë rrugës dhe është rrokullisur.

“Si pasojë lëndime vdekjeprurëse ka pësuar drejtuesi i automjetit, ndërsa lëndime të lehta trupore ka pësuar një bashkudhëtar” bën të ditur policia.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Instituin e Mjekësisë Ligjore për  obduksion, transmeton Klan Kosova.

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.