Humb jetën një turist në Gjirin e Durrësit, një tjetër në gjendje të rëndë NULL NULL 01.06.2025 14:18 01.06.2025 14:18 Foto nga A2CNN Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të diel në Gjirin e Durrësit. Policia Kufitare ka gjetur dy turistë në det të hapur, me një motor uji të fikur. Fatkeqësisht, njëri prej tyre u gjet pa shenja jetë, ndërsa tjetri, sipas A2CNN ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore në spital, transmeton klankosova.tv. Sipas raportimeve, dy turistët janë gjetur pa mjete identifikuese dhe në gjendje të rënduar fizike. Dyshohet se motorit të ujit i është fikur motori gjatë lundrimit, duke i lënë të ekspozuar për një kohë të gjatë në det të hapur. Autoritetet dyshojnë se shkaku i incidentit ka qenë hipotermia e mundshme, për shkak të temperaturave të ulëta të ujit dhe qëndrimit të gjatë në det. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Babai përdhunon vajzën e tij 12-vjeçare, nëna: Të marrë dënimin më të ashpër 13 sekonda më parë