Humb jetën një punonjës i Bashkisë së Peqinit, dyshohet se u rrëzua aksidentalisht NULL NULL 19.02.2024 10:57 19.02.2024 10:57 Foto ilustruese Një punonjës i Bashkisë së Peqinit, ka humbur jetën, dyshohet se ai është rrëzuar aksidentalisht gjatë punës për krasitjen e pemëve në lagjen “Xhami”. Ngjarja ndodhi sot në mëngjes, raporton Tvklan.al, transmeton Klankosova.tv. “Rreth orës 09:30, dyshohet se gjatë punës për krasitjen e pemëve në lagjen “Xhami”, është rrëzuar aksidentalisht, punonjësi i bashkisë, shtetasi F. Rr., 58 vjeç, banues në Peqin. Si pasojë e dëmtimeve, ai ka humbur jetën, në spital”, njoftoi policia shqiptare. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje.