Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Humb jetën një motoçiklist në Rahovec

NULL NULL
03.11.2025 08:55

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në të cilin kanë qenë të përfshira një veturë me targa vendore dhe një motoçikletë.

Si pasojë e aksidentit drejtuesi i motoçikletës ka pësuar lëndime trupore i cili ndihmën e parë mjekësore e ka marr në QKMF Rahovec, pastaj për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë ku edhe ka humbur jetën, raporton Klankosova.tv

Në raportin 24-orësh, thuhet se lidhur me rastin vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetent, ndërsa drejtuesi i veturës, ka pësuar lëndime ku është dërguar për tretman mjekësor dhe ndaj tij prokurori ka lëshuar vendim për masën e ndalimit 48 orë.

“Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thotë Policia.

 

 

 

lajme të ngjashme