Humb jetën një 64-vjeçar në një aksident në Durrës NULL NULL 18.09.2024 21:14 18.09.2024 21:14 Foto ilustruese. Policia e Shqipërisë Një 64-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Durrës. Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se dyshohet se 64-vjeçari ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe është rrëzuar. “Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.