Humb jetën një 25-vjeçar në një aksident në Laç NULL NULL 20.01.2026 00:27 20.01.2026 00:27 Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në Laç, ku si pasojë e tij ka humbur jetën një 25-vjeçar. Nga ky aksident të lënduar kanë mbetur edhe dy persona të tjerë të moshës 23-vjeçare, raporton Abcnews.al. Bëhet e ditur se dy të lënduarit janë transportuar për ndihmë mjekësore, tani ndodhen në Spitalin e Traumës dhe janë jashtë rrezikut për jetë.