Humb betejën me COVID-19 mjeku nga Ferizaj NULL NULL 23.12.2020 18:54 23.12.2020 18:54 Mjeku, fotoilustrim Mjeku Afrim Tasholli, e ka humbur betejën me COVID-19. Njoftimi është dhënë nga Oda e Mjekëve të Kosovës. “Humb betejën me koronavirusin në moshën 54 vjeçare mjeku nga Ferizaji. Ndahet nga jeta Dr. Afrim Tasholli. Dr. Tasholli ka qenë specialist i anesteziologjisë me mjekim intenziv, i cili i ka shërbyer shëndetësisë primare në spitalin e përgjithshëm në Ferizaj. Kontribut të veçantë dha edhe në edukimin e brezave të ri me angazhim në shkollën mesme të mjekësisë “Elena Gjika”. Oda e Mjekëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij”.