Hugh Grant në pritje të fëmijës së pestë NULL NULL 09.01.2018 20:00 09.01.2018 20:00 Aktori britanik, Hugh Grant, pritet që të bëhet baba për herë të pestë në jetën e tij. Nëna e të dashurës së tij, Susanne Eberstein, thuhet të ketë deklaruar për tabloidin suedez Aftonbladet ku kishte shprehur lumturinë që po i vjen edhe një nip apo mbesë. “Jam shumë e lumtur që do ta kem edhe një tjetër mbesë. Ajo është afër që të lindë”. Hugh dhe e dashura e tij, Anna, të cilët morën pjesë të dielen në Golden Globes në Los Angeles, u panë dy ditë më vonë në New York.