Paul McCartney arrin pozitën e parë pas 3 dekadash, tejkalon Eminem NULL NULL 17.09.2018 21:00 17.09.2018 21:00 Ylli i rok grupit legjendar The Beatles, Paul McCartney arrin një sukses të madh pas 30 vjetësh. Albumi i tij solo “Egypt Station”, është ranguar në vendin e parë në toplista, bile duke tejkaluar edhe Eminem. Pas javës së dytë të lansimit, albumi i McCartney u shit për 147.000 kopje, kurse “ Kamikaze” e reperit amerikan Eminem u shit 136.000 kopje, shkruan nytimes.com, përcjellë KlanKosova. Shkak i kësaj rritje të shitjes së këtij albumi, janë aktivitetet e shtuara të këngëtarit, dhe koncertet. Gjithashtu në skenë këtë javë, këngëtarja Lauren Daigle debutoi në nr. 3 me “Look Up Child”, duke fituar shitjet më të mira të javës së parë për gati një dekadë, sipas Billboard. Në numrin 4 është “Zoo” i reperit Russ, e ndjekur nga “Scorpioni” i Drake në numrin 5 në javën e saj të 11-të.