Haradinaj: Me mbështetjen e vendeve mike si Gjermania, rinisë po i sigurohet e ardhmja në vend NULL NULL 17.09.2018 19:59 17.09.2018 19:59 Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka pritur në takim përfaqësuesit e organizatës humanitare “Hilfe-Help” nga Gjermania të prirë nga Klaus-Jurgen-Hedrich. I pari i Qeverisë ka falënderuar mysafirët për ndihmën e madhe që i kanë dhënë komunave, dhe për fuqizimin e bizneseve të vogla nëpërmjet granteve. “Prania gjermane në Kosovë ka domethënie të posaçme për popullin tonë dhe dëshmi për këtë është edhe Parku Inovativ-Trajnues në Prizren. Me mbështetjen e vendeve mike si Gjermania, Qeveria po i siguron rinisë të ardhme prosperuese në vend”, tha mes tjerash Haradinaj. Ai shtoi se “ Me mbështetjen e vendeve mike si Gjermania, Qeveria po i siguron rinisë të ardhme prosperuese në vend”,-njofton Klan Kosova