Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Frymëmarrja detyron Nelson ta anulojë turneun

NULL NULL
08.08.2019 08:36

Billie Nelson po e anulon turneun.

Muzikanti 86-vjeçar i ka bërë njoftimin fansave me anë të llogarisë së tij në Facebook.

“I njoftoj fansat e mi se me keqardhje më duhet ta anuloj turneun sepse kam probleme me frymëmarrje dhe kam nevojë që doktori im të më mjekojë. Do të rikthehem”, shkroi ai.

Pas publikimit të albumit të tij të 69-të me radhë Ride Me Back Home në fillim të vitit, legjenda e muzikës country e kishte planifikuar të nisej për në turneun e madh ku përfshihej New York, Virginia dhe Cincinati. Para këtij njoftimi ai i kishte të planifikuara edhe përafërsisht 30 performanca.

Sipas mediave të huaja, ai ka jë histori të emfizemës dhe ka pasur raste që edhe më parë kur ka anuluar dhe ri-programuar prapë një numër koncertesh ndër vite për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

lajme të ngjashme