Deputetët ukrainas kërkojnë t’i ndalohet hyrja Toto Cutugno-s (VIDEO) NULL NULL 21.03.2019 15:45 21.03.2019 15:45 Para pak ditësh, këngëtari dhe aktori i famshëm italian, Toto Cutugno, ka përfunduar në listën e artistëve të padëshiruar në Ukrainë për shkak se “paraqet kërcënim për sigurinë kombëtare të vendit”, shkruan b92, transmeton Klan Kosova. Madje bëhet e ditur se një grup deputetësh të parlamentit ukrainas kanë kërkuar nga kreu i sigurisë së shtetit që t’ia ndalojë hyrjen në shtetin e tyre këngëtarit italian Totos sepse konsiderohet si “agjent përkrahës i luftës së Rusisë në Ukrainë”. Gjithashtu thuhet se kërkesa u bë po ashtu edhe pse “Cutugno është pjesë e shoqatës ‘Miqtë e Putinit’”. Këngëtari ka paralajmëruar se do të mbajë koncert në Kiev më 23 mars dhe të gjitha 4.000 biletat për në një nga teatrot më të mëdha të Ukrainës u shitën qysh para dy muajsh. Në lidhje me këtë teme foli menaxheri i artistit, i cili për televizionin Rai deklaroi që ambasadori italian në Kiev i ka thënë se Totos nuk ia kanë ndaluar shkuarjen në Ukrainë dhe se po bëhet fjalë vetëm për një kërkesë të deputetëve të parlamentit. Toto Cutugno është shumë i famshëm në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik, i cili shumë shpesh këndon në Rusi, si në koncerte ashtu edhe në ndeja private, dhe madje e ka edhe një grup të madh tifozësh që veten e quajnë “kutunjisti”.