Zjarr në Lushnjë digjen 400 hektarë tokë, arrestohet 58 vjeçari (VIDEO) NULL NULL 30.09.2018 21:52 30.09.2018 21:52 Gjatë e shtuna deri në orët e para të së dielës në Lushnje kanë shpërthyer 30 vatra zjarri. Për këtë rast policia ka shoqëruar Latif Nezhën 58 vjeç, si shkaktar i vënies së zjarrit. Nezha është pronar i njërës nga parcelat ku ka nisur vatra. Ai dyshohet se i ka vënë flakën barishteve dhe më pas zjarri është përhapur në sipërfaqje të tjera. Edhe para dy viteve në Lushnje pati zjarre të shumta. Për këtë shkak policia dyshon në zjarrvënie të qëllimshme, shkruan abcnews.al, përcjellë Klan Kosova. Si pasojë e zjarreve të shpeshta në këto anë, ulliri është në zhdukje. Banorët i tremben mbjelljeve të reja, nisur nga fakti se po vazhdojnë të digjen ende ullinjtë që janë në prodhim. Sipas policisë zjarrfikëse, brenda kësaj jave vetëm në Lushnjë numërohen mbi 30 vatra zjarri dhe 400 ha toke e djegur. Po kryhen llogaritjet e dëmeve në ullishte dhe pemë frutore, të cilat këtë vit ranë në sezonin e vjeljes së prodhimeve. Sipërfaqja më e madhe e djegur ishte ajo e kodrave në Dushk dhe në Allprenaj, ku si e dyshuar ishte një grua 55 vjeçe, e cila në kushtet e depresionit u vetëhelmua në mometin që policia ka shkuar në banesë për ti marrë deklarimin.