HTC prezantoi One ME NULL NULL 04.06.2015 14:16 04.06.2015 14:16 Gjigandi tajvanez ka prezantuar edhe një smartfon në serinë ONE. HTC prezantoi telefonin inteligjent One ME. Ky telefon vjen në ngjyrë gri, të bardhë dhe gold. One ME fuqizohet nga çipi i ri Helio X10 i MediaTek-ut me arkitekturë 64-bit, tetëbërthamësh me shpejtësi 2.2GHz, ka 3GB RAM, 32GB hapësirë të brendshme, e cila mund të zgjerohet nëpërmjet kartës microSD, ekran 5.2 inç, kamerë kryesore 20MP me regjistrues videosh UHD dhe selfie kamerë 4MP UltraPixel. Pajisja operon me sistemin Android Lollipop me ndërfaqen Sense. Veçori tjetër e One ME janë edhe altoparlantët BoomSound me teknologjinë Dolby Surround. Një bateri me kapacitet 2,840mAh fuqizon pajisjen. Sa i përket lidhjes, pajisja përfshin dy vend për karta SIM, LTE, Bluetooth 4.1, lidhje të dyfishtë Wi-Fi a/b/g/n/ac. NFC dhe microUSB 2.0.