Hoxhaj tregon se çka i tha ish-shefi i UNMIK-ut: Doja ta shihja Kosovën e pavarur NULL NULL 16.05.2023 19:47 16.05.2023 19:47 Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, po qëndron në vizitë zyrtare në Kopenhagë të Danimarkës, duke marr pjesë në Samitin e Demokracisë, nga ku ka njoftuar edhe për disa takime që ka zhvilluar atje. Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook,ka bërë të ditur se është takuar edhe me ish-shefin e UNMIK-ut për Kosovë, Søren Jessen-Petersen, i cili misionin e tij për Kosovën e ka përmbyllë në vitin 2006. Hoxhaj, tregoi edhe fjalët se çka i tha Petersen për Kosovën, gjatë këtij takimi. “Dita më e mirë për mua ishte dita kur e përmbylla misionin tim në Kosovë, sepse doja ta shihja Kosovën e pavarur!” – Kështu më tha sot në Kopenhagë, ish-Shefi i UNMIK-ut në Kosovë, Søren Jessen-Petersen, të cilin e falënderova për mbështetjen e madhe ndaj Kosovës!”, ka shkruar tutje Hoxhaj, derisa ka shpërndarë një fotografi bashkë me Petersen. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.