Hoxhaj: Lajm jashtëzakonisht i mirë njohja e patentë shoferëve nga Gjermania NULL NULL 11.02.2022 14:18 11.02.2022 14:18 Ish-Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka thënë se njohja e patentë shoferëve të Kosovës dhe Shqipërisë nga Gjermania, është lajm jashtëzakonisht i mirë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoxhaj shtoi se me këtë lajm tregohet miqësia e madhe mes dy vendeve tona. “Njohja e patentë shoferëve të Kosovës dhe Shqipërisë nga Gjermania është lajm jashtëzakonisht i mirë për të cilin është punuar gjatë. Me votën pro të të gjitha landeve në Gjermani, tregohet miqësia e madhe mes dy vendeve tona. Faleminderit Gjermani”, ka shkruar Hoxhaj, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "U rrahën brutalisht nga policia", arrestohen aktivistët që protestuan kundër shtrenjtimit të rrymës (VIDEO) 2 orë më parë