Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hoxha në Slloveni kërkon votën për UNESCO

NULL NULL
08.09.2017 14:29

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha mori pjesë në takimin ministror të procesit të Brdos në Slloveni, gjatë të cilit u diskutua çështja e sigurisë së brendshme në vendet e Evropës juglindore, posaçërisht ajo e vendeve të Ballkanit Perëndimor duke vënë fokusin në forcimin e mekanizmave ekzistues të sigurisë përmes bashkëpunimit të ndërsjellë.

Hoxha, në fjalën e tij theksoi se Kosova konceptin e sigurisë, nuk e sheh të ndarë nga bashkëpunimi rajonal dhe më gjerë dhe në këtë kontekst, shpalosi të arriturat e Kosovës, në luftimin e terrorizmit, radikalizmit të dhunshëm, krimit të organizuar, duke i dhënë rëndësi të veçantë bashkëpunimit me vendet fqinje dhe më gjerë.

Ai para ministrave të brendshëm pjesëmarrës në takim, kërkoi që të japin votën pro anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL.

Në këtë takim morën pjesë ministrat e brendshëm të vendeve të Evropës Juglindore, përfaqësuesit e Komisionit Evropian, agjencitë dhe organizatat ndërkombëtare, Europol, Frontex, DCAF, transmeton Klan Kosova.

 

lajme të ngjashme