Hoxha e PDK-së: Nuk kam asgjë kundër pse Kurti ka vendosur për Haxhiun (VIDEO) NULL NULL 20.05.2025 19:07 20.05.2025 19:07 Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, deklaroi se nuk ka asgjë kundër pse kryeministri në detyrë, Albin Kurti e ka vendosur Albulena Haxhiun kandidate për kryeparlamentare, duke shtuar se “nëse ai i ka votat, le ta shtyjë përpara, në rregull jemi dhe nuk kam asgjë kundër”. “Kurti ka dalë i pari në zgjedhje por s’i ka marrë votat që ka dashur me mundësinë që ta bëjë komplet vetë Kuvendin, ta ketë mazhorancën si e ka pasur herën e kaluar, dhe normalisht që nesër nëse do të hyjë nëpër procese të reja qeverisëse, nuk do të ketë pushtetin e pastër në kuptimin partiak si e ka sot”, shtoi Hoxha në emisionin DPT TE FIDANI në Klan Kosova. Ndiqeni deklaratën e saj të plotë: