Hoti: Njohja nga Izraeli historike, ndodhi nga Shtëpia e Bardhë NULL NULL 11.06.2023 21:49 11.06.2023 21:49 Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti, ka thënë se njohja e Kosovës nga Izraeli ishte historike. Hoti tha se kjo njohje kishte ndodhur nga Shtëpia e Bardhë. Ngjarja e madhe kishte ndodhur më 4 shtator në Washington, në kohën sa ai ishte kryeministër. “Në këtë vizitë historike në Izrael na bashkohen edhe një grup i bizneseve të Kosovës, të cilat do të vizitojnë odat ekonomike në Izrael dhe do të zhvillojnë takime individuale me biznese për të parë mundësitë e bashkëpunimit. Delegacioni i bizneseve është nën organizimin e Odës Ekonomike Kosovë-Izrael, që operon tash e një vit në Prishtinë”, tha Hoti. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.